100 raste të reja dhe 551 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shkup – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 764 testime, ndërsa janë regjistruar 100 raste të reja me Covid-19, përcjell SHENJA.

Insituti për Shëndet Publik ka regjistruar 551 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 11 persona.

Deri më tani numri i të prekurve më Covid-19 që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 85594/ora24.tv/