PUBLIKOHET IDENTITETI I DIPLOMATES NGA MAQEDONIA E CILA U GJET E VDEKUR NË NEW YORK

Diplomatja nga Maqedonia e Veriut e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në New York, është 38-vjeçarja M.V nga Shkupi, kanë bërë të ditur mediat.

https://ora24.tv/gjendet-e-vdekur-diplomatja-nga-maqedonia-e-veriut-ne-banesen-e-saj-ne-nju-jork

Policia e ka gjetur diplomaten me rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune.

Sipas Fox News, bëhet fjalë për vetëvrasje.

Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite.

“Ajo ka jetuar këtu dy vite dhe ka qenë shumë njeri i mirë. Të gjithë po ndjehen keq”, ka deklaruar Hernan Avila.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur ndihma e shpejtë dhe një diplomat nga Maqedonia./ora24.tv/