15 TË VDEKUR NË MAQEDONINË E VERIUT SI PASOJË E COVID-19

Shkup – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se brenda njëzetekatër orëve janë bërë 2192 testime, ndërsa janë regjistruar 396 raste të reja me COVID-19, njofton Insajderi

Insituti për Shëndet Publik në vendin fqinj  ka regjistruar 442 pacientë të shëruar.Ndërkohë si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë 15 persona, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e RVM-së.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në vendin fqinj që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 87986 persona. /ora24.tv/