18 vjeçari e grushton policin në Kisella Vodë, sepse i kërkoi letërnjoftimin

Maqedoni – Një tinejxher ka sulmuar një zyrtar policor në lagjen Kisella Vodë, teksa ky i fundit ka ndaluar të riun duke ia kërkuar letërnjoftimin, transmeton shenja.tv

Pasi që i riu ka refuzuar të legjitimohet, ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe fizikisht të përballet me njërin nga policët. Nga MPB thonë se 18-vjeçari është arrestuar në stacion policor.

“Zyrtar policor kanë privuar nga liria 18 vjeçarin M.T nga Shkupi, i cili gjatë legjitimimit, për shkak sjelljes agresive ndaj një personi, ka filluar në mënyrë agresive të sillet edhe ndaj zyrtarëve policor dhe fizikisht ka sulmuar njërin prej tyre duke dëmtuar edhe xhamin e derës së përparme të banesës”, thuhet në raportin e policisë.

Kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat pas kompletimit të plotë të rastit. /ora24.tv/