Kosovë – Sot më 15 janar 2021, janë bërë 22 vite nga masakra e Reçakut. Më 15 janar 1999 në Reçak u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe 45 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s. Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë. Për këtë u ndërmor misioni ushtarak që solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova./ora24.tv/
