“36 fidane, për 36 shpresa të reja”, të rinjt e ASH-së në Manastir

Shkup, 22 nëntor – Të rinjë e Aleancës për Shqiptarët ditën e alfabetit e shënuan duke mbjellur 36 fidane në Manastir. Nga atje kreu i FASHIT Omer Ajdini tha se unifikimi i alfabetit është akt i cili na bashkoi dikur dhe vazhdon të na bashkojë edhe sot, pavarësisht ndarjeve dhe kufinjve që mund t’i kemi.

 

“Përkujtimi i ditës së unifikimit të alfabetit të gjuhë shqipe le të jetë përkujtuesi I nevojës për unfikimin tonë si rini, për të artikuluar e realizuar të drejtat tona gjatë të mohuara, duke filluar nga arsimi cilësor dhe shkolla shiqpe gjithkund ku ka shqiptarë, për shembull shkollë të mesme në Manastir, deri tek mundësia pa favore, korrupsion e nënshtrim”, u shpreh Omer Ajdini, kryetar i Forumit rinor të ASH-së./Tv21