37 vjeçari i jep fund jetës në Tiranë, vetëhidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Një 37-vjeçar raportohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kryeqytet, përcjellë syri.net

Për pasojë ky shtetas ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj.

Njoftimi i pôlicisë:Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 05.01.2021, tek ish-Fusha e Avacionit, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi D.K., 37 vjeç, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ora24.tv/