A ishte kjo një lamtumirë nga Ronaldo? Rangnick zbulon të ardhmen e portugezit

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka folur së fundmi për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Pas ndeshjes së fundit në shtëpi për këtë sezon, atë kundër Brentford, të fituar me rezultatin 3-0, me golin e dytë të realizuar nga portugezi, tekniku u pyet nga mediet nëse Ronaldo do të largohet këtë verë.

“Nuk e besoj, pse duhet të jetë një lamtumirë. Ai ka dhe një vit tjetër në kontratë dhe me aq sa di unë ai do të qëndrojë këtu edhe një sezon tjetër.”-theksoi gjermani, i cili më tej shtoi se ekipit të “Djajve të kuq” i duhen edhe disa sulmues të tjerë që të jetë në formën që duhet.

“Duhen dy ose tre sulmues të rinj sezonin tjetër, është shumë e qartë.”-deklaroi Rangnick.

E ardhmja e Ronaldos është vënë në diskutim për disa arsye një ndër të cilat është mospjesëmarrja e Manchester United në Champions League dhe e dyta emërimin i Ten Hag në krye të stolit të “Djajve të Kuq”, dhe qarkullimi i lajmeve se trajneri aktual i Ajax-it nuk e do në skuadër sulmuesin portugez.