Drejtori i Agjencisë për punësim Abdush Demiri dhe ministrja Ministren e Punës dhe Politikës Jagoda Shahpaska, sot në një konferencë për shtyp, shpalosën realizimin e planit operativ për masat aktive dhe programet për punësim ” Shans për të gjithë”, për vitin 2021
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, deklaroi se në vitin 2020 janë realizuar në praktikë disa masa:
“1.896 persona, me rroga të subencionuara,
4 mijë persona, të punësuar në vitin 2020, përmes masës për vetëpunësim.
189 persona me aftësi të kufizuara të punësuar.
Si dhe, Shtesa rinore për 2875 persona të rinj,”, njoftoi ministrja Shahpaska.



Ndërsa, drejtori i Agjencisë për punësim Abdush Demiri, deklaroi se Plani operativ për punësim për vitin 2020 , punësoi dhe u doli në ndihmë rreth 10 953 personave të papunë si dhe në masën për vetëpunësim u hapën 1468 biznese të reja.


“Realizim i lartë i Planit Operativ për punësim edhe në kushtet e krizës KOVID, përqindje rekord e pjesëmarrjes së të rinjve.
Bashkë me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në Qeverinë e RMV-së, informuan në lidhje me rezultatet e Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2020.
Plani operativ për punësim për vitin 2020 në kushtet e krizës së shkaktuar nga virusi KOVID 19 kishte një realizim të lartë prej 94.5 përqind dhe përfshiu 10 953 persona të papunë.
Këtë vit, më e dukshme është pjesëmarrja e të rinjve deri në 29 vjeç, të cilët zënë 66.8 përqind të njerëzve të përfshirë në programet dhe masat aktive të punësimit”./ora24.tv/

Më poshtë e keni linkun e videos së presskonferencës: