Abrashi: Sot LDK-ja ka ngritje 4 për qind

Kosovë – Arban Abrashi, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas bashkimit të ish-nënkryetares së kësaj partie, Vjosa Osmani, me Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Syri.net

Osmani dhe Vetëvendosje do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit, me kreun e VV-së Albin Kurti si kandidat për kryeministër e Osmanin kandidate për presidente.

Pas bashkimit të tyre, Abrashi përmes Facebookut, ka thënë se “LDK-ja ka shënuar ngritje”.

“E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK”, ka shkruar shkurt ai.

Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e shkuara. Ajo doli e dyta, ndërsa pasi ishte kundër shkarkimit të Qeverisë Kurti pas vetëm 50 ditësh bashkëqeverisje VV-LDK, ajo u shkarkua nga pozita e nënkryetares në parti./ora24.tv/