Dy të rinj, njëri shqiptar dhe tjetri italian, humbën jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident në Itali, shkruan NOA.al
Shqiptari Enrik Vuka, 25 vjeç dhe Dante Cappai 23 vjeç gjetën vdekjen pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me murin rrethues të varrezave në Montorio Romano, komunë në Romë.
25-vjeçari shqiptar jetonte prej vitesh në Itali.
Ai punonte si mekanik dhe banonte pikërisht në Montorio Romano. Ndërsa miku i tij italian punonte si shofer dhe jetonte në komunën e Nerola.
Makina që drejtohej nga shqiptari Vuka, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
25-vjeçari përfundoi në kahun e kundërt të rrugës dhe u përplas me murin rrethues të varrezave.
Miku i tij 23-vjeçar Dante Cappai vdiq në vendngjarje, ndërsa i riu shqiptar u nxor nga automjeti nga forcat zjarrfikëse. Ai u transportua në gjendje kritike në spital, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Ngjarja e rëndë po hetohet nga autoritetet italiane./ora24.tv/