Kosovë – Ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama i është rikthyer politikës duke kandiduar për deputete e Kuvendit të Kosovës. Lama do të garojë si pjesë e listës së LDK’së, njofton Syri.net
Ish-deputetja e VV’së dhe LDK’së ishte emëruar ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, vetëm pak kohë pasi votoi në Kuvend zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Meqë Thaçi nuk kishte votat e mjaftueshme, vota e Lamës ishte domethënëse.
Po Thaçi, dy vjet më vonë kishte shkarkuar Lamën nga kjo pozitë, vendim për të cilin ajo ishte ankuar disa herë./ora24.tv/