Prej disa ditësh, Andi ka munguar në panelin e ‘Përputhen’, dhe është rikthyer ditën e djeshme në ‘Përputhen Prime’. raporton syri.net
Teksa u pyet nga Bora për arsyen e mungesës së tij, Andi tregoi se kishte pasur probleme shëndetësore.
Bora e pyeti: Prandaj refuzove të flasësh me produkesionin?
Andi: Po se mendova që s’ishte e nevojshme.
Bora: Po për foton me Melisën çfarë do të thuash?
Andi: Po e kam parë , mendoj që njerëzit kanë qejf të merren me llafe. Por gjërat u panë dhe u vërtetuan .
Gazetarja Elona Duro, tha se ka dyshime se mes tij dhe Teas ka patur një krisje kohët e fundit dhe se mes Andit dhe Melsisës ka patur me të vërtetë një takim.
Ndërkohë Andi nuk vonohej të përgjigjej ku tha: ‘Kurrë, nuk bëhet fjalë”.
Ndërsa Tea u shpreh: “Jo, unë e kam sqaruar , ne kemi komunikuar vazhdimisht vetëm se nuk jemi parë këtu në emision.”/ora24.tv