Arianit Xhaferi: Lajmi i mirë: pas 8 viteve erdhën 5 autobusë, lajmi i keq të shohim sa kohë do duhet për të filluar transportin

Tetovë – Kryetari i shoqatës ambientaliste ” Eco Guerilla”, Arianit Xhaferi, në një status ka uruar ardhjen e autobusëve urban në Tetovë, temë e trajtuar shumë herë nga ai, kësaj teme ai iu rikthye edhe njëherë, citon Ora24.tv
 
“Lajmi i mirë: pas 8 viteve erdhën 5 autobusë.
Lajmi i keq: Teuta tha “autobusët do futen në përdorim SË SHPEJTI”, shkruan Xhaferi.
 
Ai gjithashtu,në deklaratën e tij, tregon se tajmingu i kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit funksionon shumë ngadalë.

 

“Në përvojën e tetovarëve me Teuta Arifin, “së shpejti” nuk është asnjëherë së shpejti, por do kalojë shumë kohë deri sa të ndodhë…”, ka përfunduar statusin e tij, Arianit Xhaferi./ora24.tv/