Arrestohet 32 vjeçari për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të barnave narkotike

Me datë, 04.01.2021 në ora 11.45, zyrtarët policor nga SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në bazë të një urdhëri të Gjykatës Themelore Gostivar, e kanë arrestuar Gj.M.(32) nga fshati Zdunjë e Gostivarit për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”sipas nenit 215 të Kodit Penal, raporton tv21.tv

I njejti është dërguar në Burgun e Tetovës në Tetovë për të vuajtur dënimin./ora24.tv/