Tetovë – Komuna e Tetovës është në pritje të furnizimit me 5 autobusët të cilët duhet t’i sigurojë kompania “Automakedonija” me të cilën komuna ka nënshkruar kontratën për furnizim me 5 autobusë që do të shfrytëzohen për transport publik të udhëtarëve në qytetin e Tetovës, përcjellë Koha.mk
Autobusët e shumë përfolur në qytetin e Tetovës pritet që të mbërijnë më 17 Janar gjegjësisht këtë të dielë ku në hapësirat e Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit në Tetovë pritet të bëhet pranim dorëzimi i autobusëve të cilët komuna i ka siguruar përmes një huaje nga Banka Botërore në vlerë prej 1 milion e 200 mijë eurove nëpërmjet një projekti të Ministrisë së Financave.
Me të mbëritur autobusët ata do të prezantohen nga një ekspert, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe Ministri i Financave Fatmir Besimi./ora24.tv/