BE: DHURON 107 MIJË MASKA, 35 MIJË VESHJE DHE 140 MIJË PAJISJE MBROJTËSE MJEKËSORE PËR RMV-në

Bashkimi Europian dërgon pajisje të mëtejshme mbrojtëse personale në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga rezervat e saj mjekësore RescEU  të grumbulluara  në Gjermani dhe Greqi. Maqedonia e Veriut merr 107,000 maska FFP2, 35.000 veshje mjekësore dhe 140.000 pajisje mbrojtëse . Ndêrkohë, Mali I zi merr 78.000 maska FFP2 dhe 15.000 veshje mjekësore, informon klanmacedonia.mk

Komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç është shprehur, se:

“Dorëzimi i fundit  pajisjeve mjekësore në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi tregon dhe një here vlerën e shtuar të reservës mjekësore të Bashkimit Europian në përballjen me koronavirusin. Ai ka nënvizuar, se Komisioni Europian pret që në vitin 2021 kjo rezervë mjekësore europiane të rritet më tej, duke shtuar angazhimin e shteteve anëtare dhe vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian  kundër pandemisë COVID-19”.

 Që prej fillimit të pandemisë, më shumë se 1 milion maska mbrojtëse FFP2 dhe FFP3 janë dorëzuar në Itali, Spanjë, Kroaci, Lituani, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë përmes rezervës mjekësore të Bashkimit Europian RescEU. Kjo rezervë mundëson shpërndarjen e shpejtë të pajisjeve mjekësore në vendet që kanë më shumë nevojë për to. Rezervat aktualisht grumbullohen në 6 shtete anëtare tê Bashkimit Europian, Danimarka, Gjermania, Greqia, Hungaria, Rumania dhe Suedia, ngaku bëhet dhe organizimi për shpêndarjen e tyre./ora24.tv/