Berovë: Kidnapoi veten dhe përfitoi 10 mijë euro nga babai i tij

Një banor i fsh. Budinar nga Berova, u privua nga liria, pasi nga babai i tij përfitoi 10 mijë euro, dhe atë duke mashtruar kinse është kidnapuar. Policia akuzoi personin M.P (29), për veprën penale “mashtrim”. njofton SPB Berovë

Babai i të akuzuarit 57 vjeçari D.P, mbrëmë rreth orës 18, paraqiti para zyrës për punë kriminale në Berovë, se kishte marrë një sms nga djali i tij, me anë të të cilit kërkonin 10 mijë euro që të lihet i lirë.

Pak më vonë, babai i tij lajmëroi se pasi kishte lënë paratë në vendin që i kërkohej, djali i tij u kthye në shtëpi, dhe më pas ai u kërkua nga trupi hetimor për të dhënë deklaratë, ku u morr vesh se kush ishte “kidnapuesi”.

Djali pranoi akuzën dhe i’a ktheu paratë të atit ,por ndaj tij do të vijojë padi adekuate./ora24.tv