“Besa Trans”: Në autobusin e djegur nuk ka pasur naftë apo mjete piroteknike

Kompania “Besa Trans” nëpërmjet profilit në Facebook ka njoftuar opinionin publik se në autobus nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë ose mjete piroteknike, shkruan Nistori.

Kompania thotë se të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime dashakeqëse duke tentuar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur.

“Kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese. Edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thonë nga kjo kompani.

Ndryshe, në aksidentin e djeshëm në Bullgari, vdiqën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar. /ora24.tv