Bilall Kasami në konakun e Jasharajve

Lideri i Lëvizjes BESA, njëherit dhe kryetar i komunës së Tetovës, është mirëpritur sot nga Rifat Jashari, në Kullën e Jasharajve, me rastin e Epopesë së UÇK-së dhe përkujtimin e sakrificës së Adem Jasharit dhe gjithë familjes Jashari.

“Kisha nderin e madh që sot të jem pjesë e përkujtimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe familjes Jashari. Bashkë me kolegët, në Kullën e Bacit Rifat, në kullën e rezistencës së lavdishme shqiptare, të komandantit legjendar Adem Jashari ndamë bashkë me përulësi emocionet e historisë më të lavdishme dhe më madhështore të popullit shqiptar. Familja Jashari mbetet shembulli më unik i flijimit për lirinë e atdheut. Në altarin e kësaj sakrifice u ngjiz liria e Kosovës. Epopeja e UÇK-së, sakrifica e familjes Jashari mbeten shembulli më madhështor i atdhedashurisë, i luftës së drejtë për liri. Pikërisht në saje të kësaj sakrifice, Kosova sot është e lirë dhe mbarë shqiptaria ndjehet e çliruara. Lavdi deri në përjetësi familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është ndër politikanët e rrallë shqiptar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri që është mirëpritur në konak nga vëllau i heroit Adem Jashari,  Rifat Jashari dhe familja e tij./Ora24.tv