Komisioni Rregullator për Energjetikë KRRE në kuadër të kompetencave të saj në fund të vitit të kaluar dorëzoi propozim në Ministrinë e Ekonomisë duke kërkuar rritjen e numrit të konsumatorëve të rcenueshëm, konfirmoi për MIA-n kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski, përcjellë tv21.tv
“Kërkojmë të rritet numri i konsumatorëve të cenueshëm në mënyrë që këto kategori të qytetarëve t’i sigurojnë nevojat e tyre për energji elektrike dhe të ulet përqindja e mospagimit me çka që do të relaksojmë situatën në kompanitë energjetike, meqë problemi i likuiditetit do të tejkalohet plotësisht dhe do të rrisim në mënyrë plotësuese likuiditetin e gjithë sektorit të energjisë elektrike” tha Bislimovski.
Për të përcaktuar numrin e amvisërive në fjalë, do të duhet të organizojmë disa takime të përbashkëta, kryesisht me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, që mban evidencë për kategoritë e ndjeshme të konsumatorëve dhe me operatorin e sistemit të shpërndarjes – Shpërndarja elektrike, që është përgjegjëse për pjesën energjetike, gjegjësisht për konsumin e energjisë elektrike.
“Ato të dhëna që i kanë nga Ministria dhe institucionet përkatëse në kompetencë të tyre, së bashku me të dhënat nga Shpërndarja elektrike duhet të kryqëzohen në mënyrë që të kemi numër të saktë të amvisërive. Ky është një aksion serioz dhe reformë serioze për të cilën besoj se do të përfundojë siç duhet” saktëson Bislimovski.
Deri më tani, kategori të rrezikuara të konsumatorëve konsideroheshin vetëm familjet që merrnin ndihmë sociale.
“Me propozimin, përveç familjeve që marrin ndihmë të përhershme financiare sociale, ne kërkojmë që në kategori të rrezikshme të hyjnë edhe familjet në të cilat nuk ka të punësuar dhe të cilët nuk janë përfitues të ndihmës së përhershme financiare sociale dhe nuk kanë burim tjetër parash. Kërkojmë që në këtë kategori të përfshihen edhe amvisëri që kanë një person të papunë përfitues të kompensimit nga Agjencia e Punësimit në shumën e ndihmës ekzistuese sociale dhe është e vetmja e ardhur në amvisëri, si dhe amvisëritë që janë me më shumë se dy anëtarë në të cilët ka një anëtar i cili është pensionist dhe merr pension minimal, gjegjësisht është në grupin e parë dhe kjo është e vetmja e ardhur në amvisërinë” thotë Bislimovski.
Kërkojmë, shton, të përfshihen edhe amvisëritë me më shumë se dy anëtarë në të cilat ka vetëm një të punësuar me pagë minimale shuma e të cilit është duke lëvizur në lartësinë e ndihmës së përhershme financiare sociale dhe nuk ka të ardhura të tjera në amvisërinë.
“Përveç kësaj, duke marrë parasysh problemet e shkaktuara nga kriza e kovidit në ekonominë, kërkuam që në konsumatorët e ndjeshëm të përfshihen amvisëritë që kanë person të papunë nga 1 prilli i vitit 2020 i cili është shfrytëzues i ndihmës financiare në rast të papunësisë nga Agjencia e punësimit”, theksoi Bislimovski./ora24.tv/