Buçkovski sot arrin në Bullgari

I Dërguari Special i Republikës së Maqedonisë për Bullgarinë Vlado Buçkovski do të arrijë sot në Sofje për bisedime me politikanë bullgarë. Njofton vocentar.com

Vizita do të zgjasë disa ditë. Buçkovski ishte në Sofje në fillim të dhjetorit. Ai më pas u prit nga Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva, Kryeministri Bojko Borisov dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakachanov.

Sipas mediave bullgare, qëllimi i vizitës së Buçkovskit është të rivendosë besimin midis dy vendeve dhe të zbatojë Marrëveshjen e Fqinjësisë dhe Miqësisë, e cila u nënshkrua në 1 Gusht 2017.

Vlado Buckovski u emërua i Dërguari Special i Qeverisë Maqedonase në Bullgari në fillim të Dhjetorit 2020./ora24.tv