Në karnevalin e Vevçanit, në një fotografi shihet djegja e e flamurit bullgar, veprim që ka ngritur reagime të mëdha në media, pasi ndodh në kohën kur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria po orvaten të gjejnë një marrëveshje, nga e cila Maqedonia do përfitonte hapjen e rrugës për në BE.
Por ky veprim mund të cenojë dhe bisedimet mes dy shteteve.
Policia po përcakton identitetin e personit që i vuri flakën flamurit bullgar gjatë karnavalit në Vevçani, pas së cilës ata do të paraqesin akuza kundër tij.
Ky krim dënohet nga një deri në pesë vjet burg./ora24.tv