Çellsi nuk ndalet, gati të “rëmbejë” mesfushorin e Brajtonit

Çellsi po përgatitet të bëjë një tjetër shpenzim të konsiderueshëm në merkato. Objektivi tjetër i madh i “Bluve”, sipas raportimeve të medieve britanike është Moises Kaisedo, një nga emrat kryesorë të skuadrës së Brajtonit.

Çellsi ka bërë tashmë një ofertë fillestare prej 55 milionë paund që nuk ka marrë përgjigje pozitive, por ata raportohet se janë të gatshëm ta rrisin atë deri në 65 milionë.

Për mesfushorin kanë shfaqur interes edhe Liverpulli dhe Njukasëlli, por për momentin Çellsi duket se ka një avantazh të qartë ndaj konkurrentëve.