“Çifti i Përputhen” – Olsa konfirmon rikthimin e Sarës me Atdheun

Showbiz – Atdheu dhe Sara janë një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Pas daljes çift nga emisioni nuk iu shkoi shumë gjatë dhe dyshes i lindën problemet e para që i çuan në ndarje.

Nëpërmjet disa postimeve Sara dhe Atdheu konfirmuan se ishin beqarë, duke lënë të habitur të gjithë ndjekësit që donin ti shikonin së bashku.

Mirëpo lojërat mes tyre duket se nuk kanë marrë fund. Dyshja janë rikthyer përsëri së bashku dhe një gjë të tillë na e ka konfirmuar autorja e programit Olsa Muhameti, njofton Mapo.al

Gjatë turneut të audicioneve në Shkodër ajo ka pasur me vete dhe çiftin në fjalë.

Olsa ka ndarë një foto me ta dhe bashkangjitur shkruan: “Me çiftin në fuqi të Për’puthen”.

Lexo edhe :  “Unë e kam fajin” – Mevlani tregon pse dështoi romanca me Ledjanën

Deklarata e saj nuk lë vend më për dyshime se Atdheu dhe Sara janë rikthyer romancës së tyre. Mbetet për t’u parë në vijim se sa do t’iu mbijetojë sfidave lidhja e tyre. /ora24.tv/