Deputetja e vetme shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se numri i viktimave të tërmetit që goditi qendrën e Petrinjës është në rritje, njofton Insajderi.
“Këtë herë tërmeti ka qenë 30 herë më i fuqishëm se para shtatë muajve. Janë një mijë objekte e shtëpi të shkatërruara. Shumë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Numri i viktimave është në rritje”, është shprehur ajo në Klan Kosova.
Përlaskaj ka thënë se nga informacionet që ka deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar.
Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur Kroacinë qendrore të hënën. Epiqendra e tërmetit ishte 50 km në juglindje të kryeqytetit Zagreb. Si pasojë e këtij termeti një person ka humbur jetën./Insajderi.com