Dhjetëra të vrarë në një sulm në Afganistan

Së paku 27 vetë humbën jetën nga shpërthimi i një makine bombë në provincën Logar të Afganistanit, raporton TCH.

Shpërthimi ndodhi pranë një hoteli në kryeqytetin e provincës, Pul-e Alam.

Kreu i këshillit provincial, Hasibullah Stanekzai, tha se së paku 60 vetë u plagosën.

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se rreth 40 njerëz u dërguan në spital – disa prej tyre në gjendje kritike.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori askush.

Motivi për shënjestrimin e rezidencës civile është po ashtu i paqartë.

Dhuna në Afganistan ka qenë në rritje javëve të fundit.

Dy javë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe NATO-ja kanë njoftuar se do t’i tërheqin trupat e tyre nga Afganistani deri më 11 shtator, për t’u dhënë fund dy dekadave të pranisë së huaj ushtarake në këtë vend./ora24.tv