44 vjeçari nga Dibra e Madhe Adrian Sllova, për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë ka nisur një marshim qindra kilometërsh në këmbë nga Dibra për në Prishtinë, shkruan InfoShqip.
Sllova ka zgjedhur një itinerar ku kalon nëpërmes shumë qytetesh shqiptare, me nisje nga Dibra, ai ka kaluar Strugën, Kërçovën, Gostivarin dhe qytetet tjera në vijim deri sa të arrijë në Prishtinë.
Me përfundimin e udhëtimit dhe arritjen në Prishtinë ai do të takohet me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin, të cilit do ti dhurojë një fletore ku kanë lënë shënime, mesazhe dhe urime nga gjithë shqiptarët që Sllova ka takuar gjatë rrugëtimit të tij.
Sllova ka kaluar mbi gjysmën e udhëtimit të tij, një udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm të cilin ai po e kryen me shume dëshirë dhe zell, pritet që do përfundojë pas disa orëve./InfoShqip.com