Dimirievski hedh poshtë lajmet për zanin e xhamive: Demantoj ashpër, qytetarët e dinë tolerancën dhe respektin tim

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka demantuar ashpër lajmet e fundit të publikuara në disa media online se si ai do të ndalojë ezanin në Kumanovë pasi të fitojë mandatin për kryetar, raporton devreni.

E mohoj fuqishëm këtë lajm të rremë si dhe shumë të pavërteta të tjera që krijohen nga shtabi i Ilievskit dhe synojnë të dëmtojnë reputacionin dhe integritetin tim personal si dhe konceptin qytetar “Për Kumanovën tonë”.

“Ky portal dhe shumë portale të tjera me pagesë gjatë gjithë procesit zgjedhor, qëllimisht japin lajme të rrejshme për të më dëmtuar mua në fushatë, por jam i bindur se qytetarët më njohin mirë mua dhe qëndrimin tim kozmopolit dhe tolerant si kryetar i Kumanovës. Më 31 tetor qytetarët do t’i japin fund manipulimeve të tilla, ka shkruar kështu Dimitrievski./ora24.tv