Doktoreshës së kthyer në modele i ndalohet udhëtimi prej postimeve erotike

Modelja dhe ish-doktoresha Nang Mwe San ka dënuar zyrën e pasaportave duke e quajtur të padrejtë refuzimin e kthimit të dokumentit të saj duke e ndaluar të udhëtojë.

Fillimisht modelja e rrjeteve erotike me pagesë u pushua nga puna e saj si doktoreshë prej fotove në bikini, por tani i është ndaluar të udhëtojë.

Nang Mwe San, e cila jeton në Mianmar, është diplomuar si doktoreshë në moshën 22 vjeçare, por ajo dëshironte të bëhej modele dhe nisi të merrte pjesë në sesione fotografike pas disa vite shërbimi në spital.

Tashmë 33-vjeçarja është modele në Instagram dhe i është pezulluar liçenca e mjekes pasi refuzon të ndaloje postimet e fotove erotike.

Kohët e fundit ajo ka zbuluar se është ndaluar të udhëtojë drejt Bangkok pasi zyra e pasaportave në Yangpon ka refuzuar t’i kthejë pasaportën.

Modelja kishte tentuar të rinovonte pasaportën për të udhëtuar drejt Bangkok ku jeton babai i saj.

Por Mwe San nuk duket e është penduar për zgjedhjet e saj teksa në një postim të fundit ajo shkruante: “Jeta ime, rregullat e mia”.

Ajo citonte gjithashtu Mianmar duke e quajtur “vend i lumtur” teksa mes pozave Mwe San shihej e hipur në kalë e veshur me bikini.

Ajo shton se tani fiton më shumë para sesa kur ishte mjeke, raporton rrjeti Coconuts