Drejtori i Hekurudhave, Adnan Azizi takon ish-punëtorin njëkohësisht njërin nga protestuesit Dehar Deharin, i premton punësim me vendim

Shkup – Drejtori i hekurudhave të Maqedonisë Adnan Azizi, sot priti në një takim në zyrën e tij, njërin nga ish-punëtorët e Drejtorisë së Hekurudhave dhe njëkohësisht nga protestuesit e protestës për çështjen e ngelies pa punë të 30 punëtorëve shqiptarë, nga Drejtoria e Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë.

Në një status në faqen officiale të tij në Facebook, Adnan Azizi u shpreh:

“Sot prita ne zyrën time Dehar Deharin, një njeri të sinqertë dhe hallexhi, hallin e të cilit disa subjekte politike dashakeqe e keqpërdorën maksimalisht duke i bërë publicitet për përfitime politike dhe disa klikime mediatike”, tha Drejtori i Hekurudhave.

Ai, i premtoi Dehar Deharit, jo punësim me kontratë mbi vepër siç kishte qenë më parë, por punësim me vendim.

“Sot nga afër folëm dhe u njoftova detajisht për brengën që e ka Dehari dhe personalisht si drejtor i HRMV – Transport ia dhash mbështetjen time për t’i dalë në ndihmë që në një të afërme të shpejtë t’i bëjmë zgjidhje të përhershme, pasi që nga mandati i kaluar ai u la me punësim të përkohshëm.
Sa të mjerë janë ata të cilët mundohen të përfitojnë nga fatkeqësitë e të tjerëve!”, përfundoi Azizi./ora24.tv/