DURRËSI NË RREZIK SHPËRTHIMI, MIJËRA LITRA GAZ NË BODRUMET E HOTELEVE

Durrës, 26 nëntor – Zbulohen depozita të mëdha gazi në 6 hotelet përgjatë bregdetit të Durrësi. Sasi të paimagjinueshme gazi janë zbuluar në bodrumet e hotel Vila Verde, Lubjana, Tropika, Karburant Gega në Plazh, Hote Mia Mar dhe një restoranti në Manzë të Durrësit.

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), duke bashkërenduar aksionin edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, kanë ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet e dëmtuara gjatë tërmetit në zonën e Durrësit, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit në subjektet me impiante qëndrore të Gazi dhe Lëndëve Ndezëse.

Inspektorët me mjetet e tyre kanë hequr 6 depozitat e mëdha të gazit, ndërsa kontrollet po vijojnë në zonat e tjera të prekura nga tërmeti.