Durrësi përmbytet sërish. Kuçi: Korrupsioni dhe abuzimet kanë shkatërruar qytetin

Qyteti i Durrësit është përmbytur ditën e sotme nga reshjet e shiut. Në një mesazh në Facebook, kryetarja e LSI në këtë qytet, Kontjana Kuçi shprehet se papërgjegjshmëria dhe korrupsioni e shkatërruan qytetin tonë i cili meriton të jetë një tavernë e Adriatikut.

Postimi i plotë në Facebook i kryetares së LSI, në Durrës
Durrësi përmbytet sërish.
Rrjeti i kanalizimeve nuk arrin të përballojë sasinë e reshjeve duke rritur nivelin e ujit në rrugë, një katastrofë për lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.
Kjo situatë alarmante ndodh sa herë që bie shi.
Milionat e hedhura për beton dhe fasada, tenderat korruptiv, papërgjegjshmëria e bashkisë dhe e qeverisë e kanë çuar Durrësin në këtë gjendje katastrofike.
Ky është Durrësi i shekullit të 21-të? Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni e shkatërruan qytetin tonë i cili meriton të jetë një tavernë e Adriatikut.
Më 25 prill të largojmë sektin e betonit dhe korrupsionit dhe të shpëtojmë Durrësin tonë”./ora24/