E quajti “matrapaz”: Drejtori i Hekurudhave Adnan Azizi reagon, e ke humbur rrugën në oborr, paralajmëron padi penale për shpifje, ndaj Skender Rexhepit

Skadimin e kontratave të punëtorëve nga Hekurudhat e Maqedonisë – Transport që ishin punësuar në kohën kur ka udhëhequr Altrenativa, mbrëmë e komentoi edhe sekretari gjeneral i kësaj partie Skender Rexhepi-Zejdi, në një prononcim për TV21

Lexo edhe:

https://ora24.tv/drejtoria-e-hekurudhave-puneson-32-punonjes-te-rinj

Ai akuzoi drejtorin e tanishëm Adnan Azizin i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Besa, sipas tij për largim të punëtorëve e jo skadim të kontratave, si dhe ju drejtua me fjalor të ashpër duke e quajtur “matrapaz”

“Të jesh drejtor i Hekurudhave, qofsh edhe hoxhë, je më tepër matrapaz por nuk je hoxhë, të luash me fatin e njerëzve që t’i largosh ato në të njëjtin institucion që askush nuk e ka bërë më herët, kjo dëshmon se ti edhe hoxhallëku nuk keni asgjë të përbashkët, keni me matrapazllëkun keni me lojën dhe nderin e njerëzve” u shpreh Rexhepi.

Ndërsa gjatë ditëve të fundit Adnan Azizi ka postuar edhe disa fotografi ku tregon se ka punësuar 32 punëtorë.

 

Gjithashtu, nga kabineti i Adnan Azizit- drejtor i Hekurudhave  deklarojnë se nuk e kuptojnë pse ka nevojë të dalë Zejd Rexhepi të merret me HRMV – Transport kur e kishin Drejtor Gjeneral Orhan Murtezanin. Sipas tyre ai krijoi një borxh prej 232 milionë denarë.

Poashtu, nga kabineti i Azizit, theksojnë se po analizojnë padi penale për shpifje ndaj Skender Rexhepit.

“E kuptojmë nervozizmin e humbjes së rrugës në oborrin e vet të Skender Rexhepit dhe partisë së tij, por mashtrimi që mundohet t’i bëjë ai opinionit publik me seriozitet do e analizojmë edhe mundësinë për padi penale për shpifje dhe deklarime të pavërteta nga ana e personit në fjalë”, thekson Azizi. /ora24.tv/