Ekskluzive/ Fifi zbulon pak nga kënga e re dhe sqaron thashethemet për të

Fifi tash e disa kohë mbetet si një nga këngëtaret më të përfolura për shkak të jetës së saj private, shkruan lajmi.net.

Pak kohë më parë ajo u përfol se është në një marrëdhënie me ish-konurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqari.

Mirëpo çfarë ka Fifi për të thënë për lajmet me Fationin që bënë xhiron e rrjetit?

“Vetë i kam nxjerrë ato lajme. E vërtetë ku ka tym ka dhe zjarr, apo jo?”, u shpreh Fifi gjatë një interviste në “E diell”, ndërsa ajo këndoi edhe një pjesë nga kënga e re, duke zbuluar se do të jetë një tjetër baladë dashurie./ora24.tv