Shkup – Lëvizja Besa ka reaguar ndaj presskonferencës të mbajtur sot, nga Aleanca për Shqiptarët, në lidhje me refuzimin që u bëri MPB-ja, propozim-ndryshimeve të ligjit për regjistrimin e popullsisë, të propozuara nga koalicioni i udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët.
Lexo edhe:
Nga Lëvizja Besa, në qëndrimin e shprehur për Ora24.tv thonë se për ndryshimet e ligjit për regjistrimin e popullsisë egzistojnë verzione dhe variante më të mira se ai i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët, por ata do i mbështesin propozim-ndryshimet e Aleancës nëse paraprakisht kanë siguruar mbështetjen e, siç thonë ata “vëllezërve” të tyre nga partia VMRO – DPMNE, theksojnë nga Lëvizja Besa.
“Pavarsisht se kemi verzione dhe variante më të mira për zgjidhjen e problemit të shtetësisë, ne gjithësesi do mbështesim propozimin e ASH-së por njëkohësisht shpresojmë që në kuadër të “vëllazërimit” ASH-VMRO, do kenë siguruar edhe mbështetjen e partnerëve të tyre strategjik nga VMRO-DPMNE”, përfundon përgjigjja nga Lëvizja Besa./Ora24.tv