Sport – Stuhia Fillomena po bënin në Spanjë. Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar Madridit dhe krahinat rreth kryeqytetit spanjoll duke bërë që shtyhen disa ndeshje përfshirë sfidën Atletico Madrid-Athletic Bilbao, lajmëron Supersport
Sakaq, një episod shumë interesant është regjistruar mbrëmjen e djeshme teksa ekipi i Rayo Vallecanos po udhëtonte drejt Miranda de Ebro për të zhvilluar ndeshjen e sotme ndaj vendasve. Autobuzi i Rayo Vallecanos ka pasur vështirësi prej borës teksa ashtu kishte ndodhur edhe me disa automjete të cilat kishin ngecur.
Megjithatë, për të ndihmuar këto automjete kanë menduar lojtarët e Rayo Vallecanos të cilët kanë zbritur nga autobuzi i tyre dhe kanë shtyrë makinat e tjera. Një gjest për t’u vlerësuar, ndërsa sa i përket ndeshjes së sotshme ndaj Mirandes ajo është anuluar pikërisht për shkak të kushteve atmosferike./ora24.tv/