ESHS: Janë regjistruar 618.120 persona

Gjithsej 618.120 persona, 191.839 amvisëri dhe 257.099 banesa janë regjistruar deri në ditën e djeshme të orës 20, ka bërë të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS), raporton TV21.

Mundësinë për vetregjistrim të personave në diasporë deri tani e kanë shfrytëzuar 192.827 persona.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut që zyrtarisht ka nisur më 5 shtator do të zgjasë deri më 30 shtator./ora24.tv