Fatbardh Kadilli: Ja si do ja marr partinë Lulzim Bashës, ka mbaruar politikisht

Fatbardh Kadilli ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Zonë e Lirë”. Ai ka listuar arsyet se pse kërkon karrigen e Lulzim Bashës, raporton Express.

“Çdo njeri mendon se është më i mirë nga tjetri, por e dyta që të jetë krahas saj është të kesh matjen se sa mbështetës ke në kryesinë e PD-së. Sa persona brenda partisë mbështesin ty dhe sa Bashën?”, e pyeti Arjan Çuri Kadillin.

“Unë njihem shumë më pak se sa Basha nga publiku i gjerë, por edhe nga demokratët në tërësi. Unë njoh personalisht më shumë demokratë se sa njeh Lulzim Basha. Sot unë jam i vendosur ta çoj deri në fund këtë rrugë që kam nisur, do u ofroj një projekt më të mirë nga ajo që ka qenë deri sot. PD të jetë që në fillim një lëvizje popullore, plotësisht pro fraksioneve”, tha Kadilli.

“Lidhet me të politikisht, Basha për mua politikisht ka shteruar”, u shpreh Kadilli./ora24.tv