Botë – Një zyrë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në shtetin Virxhina të SHBA-ve paralajmëroi autoritet për një “luftë” të mundshme nga mbështetësit ekstremistë të presidentit Donald Trump, një ditë para se protestuesit të tubohen në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjellë SHENJA
Një dokument i brendshëm i FBI-së, i siguruar nga gazeta Washington Post, paraqiti paralajmërime që bien ndesh me fjalët e shefit të zyrës së FBi-së në Washington, Steven D’Antuono, i cili pas trazirave tha se “nuk ka patur asnjë tregues” për veprim të planifikuar të dhunshëm.
Por raporti i të dhënave të situatës, i aprovuar për t’u lëshuar të martën e kaluar, në mënyrë eksplicite tha se zyra në Virxhinia “pranoi informacion që tregon thirrje për dhunë në përgjigje të ‘bllokimeve të paligjshme’ që fillojnë më 6 janar të vitit 2021 në Washington D.C”.
“Në internet u diskutuan thirrjet specifike për dhunë, përfshirë thëniet ‘Bëhuni gati për të luftuar. Kongresi duhet të dëgjojë thyerjen e xhamave dhe dyerve, si dhe derdhjen e gjakut nga ushtarët e tyre të BLM-së dhe Pantifa-s. Ndal thirrjes marshim, tubim apo protestë. Shkoni atje për luftë. E kthejmë presidentin tonë ose vdesim. Asgjë tjetër nuk do ta arrijë këtë qëllim’ “, paralajmëroi raporti.
Diskutimi në internet i referohej lëvizjes “Black Lives Matter”, ndërsa po ashtu përdori një emër nënçmues për Antifa-n, grupin e majtë antifashist të ekstremti të majtë.
FBI nuk pranoi të komentojë konkretisht mbi dokumentin e marrë.
Gjithsej pesë persona ndërruan jetë pasi të mërkurën e kaluar mbështetësit e Trump-it sulmuan ndërtesën e Kongresit Amerikan, përderisa ligjvënësit po zyrtarizonin Kolegjin Zgjedhor për presidentin e zgjedhur, Joe Biden.
Midis personave që humbën jetën ishte edhe oficeri i policisë, Brian Sicknick./ora24.tv/