Elgi Doda dhe Klea Huta janë një çift i dashur për publikun shqiptar, që është shpesh në vëmendjen e medias.
Pas ardhjes në jetë të Krid-it, Elgi Doda dhe Klea Huta ndajnë vazhdimisht në rrjetet sociale çaste me vogëlushin e tyre, që iu dhuron shumë momente të ëmbla dhe gazmore. Njofton panorama.com.al
Sot Klea ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instastory, ku edhe ka ndarë një video.
Klea rrëfen se Krid ka thënë fjalën e parë “Bababa”. Ndërsa sot ai ka shqiptuar fjalën “mamama”, por Klea dhe Elgiti nuk kanë arritur ta fiksojnë me kamera atë moment.
“Supersticiozët do thonë që të dytin e ke çun” , shkruan Klea duke komentuar me humor fjalët e të birit. /ora24.tv