Fifi: Njerëzit kanë qarë prej vitesh me mua, më ka dal nami që po vdes të fitoj “Këngën Magjike”!

E ftuar në “Post Kënga Magjike”, në “E diela shqiptare”, Fifi tha se i ka dalë nami sikur po vdes ta fitojë atë festival, por që sipas saj, nuk është aspak e vërtetë, raporotn dosja.al.

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi është shprehur se këtë vit është future në festivalin ‘Kënga Magjike” vetëm për kënaqësinë shqiptërore. E ftuar në “Post Kënga Magjike”, në “E diela shqiptare”, Fifi tha se i ka dalë nami sikur po vdes ta fitojë atë festival, por që sipas saj, nuk është aspak e vërtetë.

Këngëtarja tha më tej se me të njerëzit kanë qarë prej shumë vitesh, referuar baladave që ka sjellë në treg, por këtë herë vendosi të ‘hallakatej’.

“Ideja është që këtë vit, në këtë edicion festival kam marrë pjesë veç për kënaqësinë shpirtërore sepse më ka dalë nami që po vdes të fitoj festivalin. Nuk vdes për të fituar festivalin, unë atë që desha prej festivalit, e mora bashkë me djemtë dhe ne këtë e bëjmë më shumë për publikun në fund të ditës për të marrë kënaqësinë e tyre dhe energjinë prej tyre. Unë jam shumë e lumtur që erdha bashkë me Brunon dhe më çunat dhe sollëm një energji tjetër, një frymë tjetër dhe një fiksim tjetër. Me vite të tëra njerëzit kanë qarë me mua dhe këtë vit thashë hallakatuni,”- tha Fifi./ora24.tv