FILIPÇE: DO TË VAKSINOHEN 1.2 MILION QYTETARË

Shëndetësi – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se Maqedoninë e Veriut do të vaksinohen 1 milion e 200 mijë qytetarë, njofton SHENJA

“Përmes tre mekanizmave me nga 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë, që do të thotë 1 milion e 200 mijë qytetarë, që paraqet rreth 60 për qind të popullatës. Këto janë parashikimet aktuale për arritjen e imunitetit kolektiv. 833 mijë doza përmes Covax mekanizmit, 800 mijë doza përmes kontratës direkte me Pfizer dhe 800 mijë doza tjera për çka tashmë kemi aplikuar dhe kemi marrë mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropian”, u shpreh Filipçe.

Filipçe më tej shtoi se afati i fundit për aplikim ka qenë 18 janari, dhe pas kësaj date do të dihet kur do të vijnë vaksinat e para. /ora24.tv/