Finlanda ka ndërtuar bunkerë për shpëtimin e gjithë popullsisë edhe nga armët bërthamore

Televizioni finlandez shfaqi pamje të strehimores dhe bunkerave të rinj ushtarak me fusha futbolli dhe kafene. Ata kanë vend për popullsinë e një qyteti të tërë që mund të shpëtohet edhe nga një sulm bërthamor. Ato janë ndërtuar për të mbrojtur qytetarët nga pothuajse çdo sulm.

Sipas sondazheve të opinionit të kryera pas pushtimit rus të Ukrainës, një numër i madh finlandezësh mbështesin hyrjen e vendit në NATO pas një politike afatgjatë për të mos u përzier me një fqinj të fuqishëm me të cilin ndan një kufi të gjatë lindor. Jo vetëm kaq, qytetarët finlandezë duket se janë mjaft të frikësuar nga Rusia, saqë disa prej tyre po përgatiten në mënyrë aktive për pushtimin.

Finlanda ka një histori të ndërlikuar me Rusinë. Shumë finlandezë e kanë parë gjithmonë me mosbesim fqinjin e tyre lindor. Megjithatë, numri i të interesuarve për mbrojtjen civile i befasoi organizatorët. Qeveria finlandeze po debaton aktualisht në parlament për anëtarësimin në NATO. Në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë në 2017, vetëm 19% e finlandezëve në sondazhe kishin një opinion pozitiv për anëtarësimin në NATO. Sondazhet tani tregojnë 68 për qind mbështetje.