Showbiz – Që në fillim të kësaj puntate të Përputhen, Sindi është shfaqur shumë e prekur dhe madje derdhi edhe lot për shkak të disa fjalëve të shkëmbyera mes Julit dhe Alesandros, shkruan Gazeta Express
Juli dhe Alesandro në një bisedë Live në Instagram flasin për Sindin, e Juli dëgjohet të thotë: “I q… ropt, e hedh telefonin nga dritarja”.
Sipas Sindit është prekur e gjithë familja e saj nga këto fjalë të rënda.
“Mamaja ime ende nuk ka marrë veten nga vdekja e gjyshit, dhe kur pa ato fjalë u desh të merrte qetësues, babai im ishte me shumë nerva,” tha Sindi.
Nga ana tjetër Juli u kundërpërgjigj duke thënë se fjalët e rënda nuk ishin për Sindin por për telefonin.
“Ke shumë të drejtë që kam përdorur fjalët e gabuara, por gjithsesi nuk janë për ty ato fjalë, por i kam thënë për telefonin, duket shumë qartë,” tha Juli. /ora24.tv/