Franca: Rusia të mbetet jashtë Botërorit “Katar 2022”

Sport – Pas refuzimit të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, ka mbërritur edhe qëndrimi shumë i ashpër i Federatës Franceze të Futbollit, e cila “merr anën për përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm” si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës nga ushtriа е Vladimir Putinit, shkruan Syri.net

Një tjetër sinjal i rëndësishëm i një prej federatave më të rëndësishme të futbollit në Evropë drejt FIFA-s, e cila së shpejti do të duhet të përballet me kërkesat dhe dëshirat e vendeve të ndryshme, të cilat dinë të kërkojnë masa ndaj Rusisë pas pushtimit të ‘Ukrainës.

Në gazetën franceze “Le Parisien”, presidenti i Federatës së Futbollit francez, Noel Le Graet, ka thënë: “Bota e sportit, dhe veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Unë sigurisht që nuk do të kundërshtoj përjashtimin e Rusisë”.

Jo vetëm Franca do t’i kishte kërkuar FIFA-s përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës në Katar: edhe kryeministri britanik, Boris Xhonson, në orët e fundit do t’u kishte shprehur qëndrimin e tij disa emisarëve të organit që drejton futbollin botëror për pjesëmarrjen e Kombëtarja Ruse. /ora24.tv