Gjendet e vdekur diplomatja nga Maqedonia e Veriut, në banesën e saj në Nju Jork

Kronikë– Ndëroi jetë diplomatja e Kombeve të Bashkuara, me dyshimet e para për vetëvrasje , në ndërtesën e saj në Menheten të Nju Jorkut.

Raportohet nga SDK se diplomatja tashmë e ndjerë është një 38 vjeçare maqedonase. Në bazë të dyshimeve të para, rasti ka të bëjnë me një vetëvrasje, duke marrë parasysh litarin rreth qafës dhe ilaçet e gjumit dhe antidepresionit.

Banorët theksojnë se diplomatja në këtë banesë ka jetuar dy vjet, ndërsa në momentin kur është kërkuar nga një person, aty është gjetur pa shenja jete, transmeton Portalb.mk.

Ministria e punëve të jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut akoma nuk ka dhënë ndonjë sqarim në lidhje me rastin./ora24.tv/

One Reply to “Gjendet e vdekur diplomatja nga Maqedonia e Veriut, në banesën e saj në Nju Jork”

  1. Pingback: - Ora24

Comments are closed.