Gjermania me donacion për policinë kufitare të RMV-së

Ambasadorja gjermane në vend Anke Hollshtajn sot ministrit për punë të brendshme Oliver Spasovski do t’i dorëzoj donacion prej makinave dhe pajisjeve të dedikuara për nevojat e policisë kufitare. njofton alsat.mk

Siç njoftoi Ministria për Punë të Brendshme, ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjes do të mbahet n ora 11:00 në MPB.

Pas ceremonisë ambasadorja gjermane dhe ministri i brendshme, Anke Hollshtajn dhe Oliver Spasovski do të prononcohen për media lidhur me donacionin në fjalë./ora24.tv