Hoxha: Jo më koalicion me partitë maqedonase para zgjedhjeve

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha bëri të ditur se partia e tij nuk do të bëjë më koalicione parazgjedhore me partitë maqedonase. Ai në facebook shkruan:
“Koalicion me partitë maqedonase vetëm pas zgjedhjeve parlamentare dhe atë me marrëveshje partneriteti për të udhëhequr shtetin konform realitetit shoqëror.
Lëvizja BESA gjatë veprimit të vet politik ka dëshmuar largpamësi politike duke dhënë shans për koalicione parazgjedhore por epilogu i atij koalicioni përfundoi duke mos lexuar drejt dhe sakt synimin e Lëvizjes BESA, prandaj në të ardhmen nuk do lejojmë që vizioni i Lëvizjes BESA të përdoret si shpëtim i partive maqedonase…”
Ai më tej thotë se partia e tij ka kushte për partnerin e ardhshëm të koalicionit.
“Partner i koalicionit qeverisës të Lëvizjes BESA nga pala maqedonase do jetë ajo parti që do pranojë që shtetin ta ndërtojmë mbi parimin e partneritetit të plotë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, me shanse të barabarta, të orientuar drejt integrimit në BE dhe me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.”