Humbi prindërit dhe motrën në aksidentin e Rrugës së Kombit, ambasadori tregon gjendjen e 3-vjeçares: Sapo fola me mjekun e Traumës (VIDEO)

Shqipëri – Nga aksidenti tragjik mbrëmë në Rrugën e Kombit, ka arritur që të shpëtojë vajza më e vogël e familjes. Bëhet fjalë për një 3-vjeçare që aktualisht është duke u trajtuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Rrugën e Kombit, më saktësisht në aksin rrugor Rrëshen-Rubik. B.A 49-vjeç së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij që po udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë, poashtu me vozitës shtetasin kosovar, njofton Express, përcjellë Ballkan Web

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka konfirmuar për Express, se gjendja e vogëlushes vazhdon të jetë e rëndë.

“Posa fola me mjekun në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekut vogëlushja ka lëndime të rënda trupore dhe thyerje të eshtrave. Gjendja e saj tashmë është më stabile dhe mjekët po shpresojnë që do të përmirësohet”.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë, ku edhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij. Në atë moment ndodhi edhe përplasja tragjike. Drejtuesi i kamionit po nga Kosova , mbrëmë është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje./ora24.tv/